Post in evidenza

Konsumoni sa më shumë rrush, sepse lufton këto sëmundje

domenica 10 luglio 2016

Beqir Balluku, nga vodka e Rusisë te rakia në Tiranë

Ka një të vërtetë në ato çka thuhet për Beqir Ballukun.

Ai nuk ishte si pjesa tjetër e nomeklaturës komuniste. Por nuk mund të cilësohet si mëkat.

Ndryshe nga modeli i komunistëve që hiqeshin si puritanë deri në imtësi, Beqir Balluku nuk e fshihte se bënte pjesë te pijedashësit.

Ish-partizan, oficer i lartë i ushtrisë, një tiranas i vjetër, ai nuk e kishte kompleksin të tregonte hapur se i pëlqente biseda në tavolinë me ndonjë gotë raki.

I shkolluar në Akademinë Ushtarake Ruse dhe me një karakter tradicional shqiptar, Balluku bënte pjesë në listën e pijedashësve të famshëm shqiptarë.

Rakia ishte sigurisht pija që zinte gjithmonë pjesën qendrore në çdo tavolinë.

Për ata që e kanë njohur nga afër gjatë që kohës që ylli i tij politik ishte në zenit, ai mbahet mend si një nga rekordmenët e Bllokut për afeksionin ndaj pijes.

Nuk dihet nëse në ndëshkimin që mori si organizator i një puci ushtarak në vitin 1974 mund të ketë pasur ndikim edhe imazhi që kishye krijuar si një babaxhan, larg klisheve të udhëheqësit lindor.

Por në fund të fundit, një njeri që kishte luftuar, mbase kishte pasur dikur edhe ideale për komunizmin, mund të ishte zhgënjyer tek shihte si realizohej në praktikë. Mbase pija i jepte atë forcën për të kaluar ngarkesat, sepse në atë kohë të dehur me terror, njeriu nuk mund të qëndronte esëll.

Kush ishte Beqir Balluku

Beqir Balluku u lind më 14 shkurt 1917, në Tiranë. Studioi në Shkollën Teknike të Tiranës. U përfshi në lëvizjen komuniste qysh gjatë kohës që kryente shërbimin ushtarak në Tiranë (vitet 1940‑1942). Më 20 maj 1943 u caktua Komandant i Batalionit partizan “Krujë-Ishëm”; më 18 shtator 1943 u emërua Komisar i Brigadës së Tretë dhe më pas Komandant i Brigadës së Dytë.

Më 28 janar 1948 ishte emëruar Kryetar i Shtatmadhorisë së Ushtrisë.

Kreu në Moskë Akademinë Ushtarake “Voroshillov”.

Në Kongresin e Parë të PKSH‑së u zgjodh anëtar i Byrosë Politike dhe në vitin 1952, ministër i Mbrojtjes Popullore.

Një vit më pas mori gradën “Gjeneral Kolonel”.

Balluku ishte gjithmonë deputet i Kuvendit Popullor. Në korrik të vitit 1974 ai u akuzua si organizues i veprimtarisë puçiste ushtarake. U dënua me vdekje dhe u pushkatua më 5 nëntor 1975, për tradhti të lartë ndaj Atdheut. Eshtrat iu gjetën në verën e vitit 2001.

Nessun commento:

Posta un commento